Udhëzime për sigurinë, 1 instalimi, Lidhja elektrike – Инструкция по эксплуатации Electrolux EOB3410AOX
Страница 4
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
• Për të hequr mbështetëset e rafteve, nxirrni fillimisht
jashtë pjesën e përparme të mbështetëses së raftit dhe
pastaj pjesën e pasme nga paretet anësore. Montojini
mbështetëset e rafteve në rendin e kundërt.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisjen të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Mos i lini kabllot që të prekin derën e
pajisjes, veçanërisht kur dera është e
nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë
një hapje kontakti me gjerësi minimale 3
mm.
4
www.electrolux.com