Funksionet shtesë, Udhëzime dhe këshilla të nevojshme, 1 ventilatori ftohës – Инструкция по эксплуатации Electrolux EOB3400BOR

Страница 9: 2 termostati i sigurisë, 1 pjekja e kekëve, 2 gatimi i mishit dhe peshkut, 3 kohët e gatimit

Advertising
background image

Anulimi i funksionit Treguesi i
minutave + Përfundimi i gatimit

Rrotullojeni çelësin e cilësimeve në drejtim
e kundër të akrepave të orës, derisa të
shfaqet në dritare

.

7. FUNKSIONET SHTESË

7.1 Ventilatori ftohës

Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet temperatura në pajisje.

7.2 Termostati i sigurisë

Përdorimi i pasaktë i pajisjes ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje

të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.

8. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME

• Pajisja ka pesë nivele raftesh.

Numërojini nivelet e pajisjes duke filluar
nga poshtë.

• Pajisja ka një sistem të veçantë që

qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem bëhet i mundur
gatimi në një ambient me avull dhe i
mban gatesat të buta brenda dhe të
pjekura mirë nga jashtë. Ai ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.

• Në pajisje ose në panelet e dyerve prej

xhami mund të kondensohet lagështi.
Kjo është normale. Qëndroni gjithmonë
pak larg pajisjes kur hapni derën e
pajisjes ndërsa është në punë. Për të
ulur kondensimin, përdoreni pajisjen
bosh për 10 minuta para gatimit.

• Fshini lagështinë e formuar pas çdo

përdorimi të pajisjes.

• Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi

bazën e pajisjes dhe mos i mbuloni
pjesët e pajisjes me letër alumini gjatë
gatimit. Kjo mund të ndryshojë
rezultatet e pjekjes dhe mund të
shkaktojë dëmtimin e smaltit të furrës.

8.1 Pjekja e kekëve

• Mos e hapni derën e furrës para se të

ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.

• Nëse përdorni dy tava pjekjeje

njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh
mes tyre.

8.2 Gatimi i mishit dhe peshkut

• Përdorni një tavë të thellë për ushqimet

me shumë yndyrë, për të ruajtur furrën
nga njollat që mund të mos ikin më.

• Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se

ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.

• Për të parandaluar tymin e tepërt në

furrë gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në
tavën e thellë. Për të parandaluar
kondensimin e tymit, shtoni ujë sa herë
që të thahet.

8.3 Kohët e gatimit

Kohët e gatimit varen nga lloji,
shpeshtësia dhe vëllimi i ushqimit.

SHQIP

9

Advertising